Brazili merr masa të rrepta për spiunët
Pëlqej
Persona të dyshimtë me radio në dorë dhe me dylbi kishin rrethuar hotelin në Soçi ku është akomoduar skuadra e Brazilit në prag të nisjes së Kampionatit Botëror. Pasditen e djeshme, kjo gjë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, por asgjë për t’u shqetësuar. Nuk janë spiunë. Janë masa të marra nga skuadra e Brazilit dhe nga federata për të shmangur mundësinë që të spiunohen nga të tjerët në këtë grumbullim përpara Kampionatit Botëror.

Një ekip i specializuar për ruajtjen e një territori të caktuar nga ajri, në mënyrë që të “kapë” të gjithë ata që duan të marrin informacione nga stërvitja e verdhejeshilëve. Fusha stërvitore e hotelit në Soçi, ku do të qëndrojë Brazili ka afër një tjetër hotel dhe stërvitja e Tites dhe skemat e tij mund të spiunohen nga turistët që kanë rezervuar aty.

Ata kanë të gjithë të drejtën e botës që të shohin stërvitjen e Brazilit sepse për atë kanë paguar që të akomodohen në Soçi, por sigurisht që duhet të bëjnë kujdes dhe nuk duhet të filmojnë pamje nga stërvitjet apo taktikat që përgatiten përpara ndeshjeve. Vendimi- Por, për të shmangur dekonspirimin do të ketë persona që do të kujdesen për sigurinë dhe vëzhgimin e ambienteve me kamera dhe me dylbi. Madje, federata braziliane dhe stafi organizator i Botërorit shkojnë më tej se kaq, duke menduar edhe për filmime të ndryshme me dron rreth qendrës stërvitoreSoçi, raporton Panorama.

Personat e specializuar për sigurinë në zonën e grumbullimit të “Seleçaos” kanë marrë urdhër që në rast se do të shohin një dron që fluturon mbi kokat e lojtarëve, por edhe në një largësi, të cilën ata e kanë përcaktuar, kanë urdhrin që të aktivizojnë një sistem për të ndaluar kontrollin e dronit nga personat që e zotërojnë atë dhe për ta “paralizuar” misionin që kanë për të spiunuar Brazilin.

Federata ka punësuar një ekip që do të merret vetëm me këtë çështje, pasi duan që gjithçka që bëjnë në fushën stërvitore të jetë sekret. Diçka të tillë e ka “licencuar” edhe FIFA, e cila ka ofruar ndihmë për kombëtaret dhe për mbrojtjen e tyre nga spiunët. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori