Brazili, ndeshja e 1000-të kundër Falcaos
Brazil-Kolumbi është më shumë se një miqësore. Ndeshja që do të luhet në orën (01:30) mëngjesin e ditës së enjte në New Jersey, pritet jetë një superndeshje, sepse përkon me takimin e 1000-të në historinë e "Seleçaos". Për Ricardo Kaka do të jetë një duel luksi përballë një prej sulmuesve më të fortë në botë, Radamel Falcao.

Ylli i Realit është thirrur për herë të tretë në kombëtare, por me të mbërritur në SHBA një ditë më parë ka thënë se nuk e ka të sigurt ende grumbullimin në ndeshjet zyrtare. Ricardo ka luajtur në miqësoret me Irakun dhe Japoninë në tetor, ndërsa ka shënuar dy gola e ka dhënë dy asiste në këto ndeshje.

"Më mungojnë ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Unë jam i lumtur që do luaj kundër Kolumbisë, por jam i ndërgjegjshëm se këto janë thjesht miqësore dhe nuk e kam të sigurt grumbullimin në ndeshjet zyrtare në Kupën e Konfederatës dhe Botërorin e 2014-ës. Kundër Kolumbisë do të jetë një duel spektakolar. Ata janë një prej skuadrave më në formë të Amerikës së Jugut dhe këtë po e tregojnë në kualifikueset e Botërorit. Mezi po pres që të luajë përballë Falcaos", tha fantazisti karioka. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2012, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori