Brazili nuk ka nevojë për Guardiolën
Pep Guardiola
Carlos Alberto Perreira, trajner Kampion Bote me Brazilin në USA 94 i ka mbyllur dyert e Seleçaos për teknikun katalanas Pep Guardiola, i cili sapo ka dhënë dorëheqjen nga stoli i Barcelonës dhe sezonin e ardhshëm do të jetë i lirë. Perreira tha se Guardiola nuk e njeh mentalitetin brazilian dhe se Brazili nuk ka nevojë për trajnerë të huaj.

Ditë më parë, shtypi brazilian nisi një fushatë ku afronte Pep Guardiolën me stolin e kombëtares 5 herë Kampione Bote, ku sipas tyre vetëm tekniku katalanas mund ta rikthejë Seleçaon në majën e futbollit sërish. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2012, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori