Brazili rikthehet tek fitorja, mposht me lehtësi Korenë e Jugut (VIDEO)
Brazili rikthehet tek fitorja pas 5 ndeshjesh. Seleçao mposhti me rezultatin 3-0 Korenë e Jugut nw njw miqwsore tw zhvilluar nw Abu Dhabi.

Goli i parë u shënua nga mesfushori i Milanit Lucas Paqueta, i cili goditi saktë me kokë në minutën e 9-të pas asistit të marrë nga mbrojtësi i Atletico Madrid Renan Lodi.

Në të 36-ën Coutinho rigjeti veten me një gol spektakolar drejtpërdrejtë nga një goditje standarte. Fitoren e Brazilit e vulosi mbrojtësi i Juventusit Danilo me një goditje të fortë nga jashtë zone. Përfundoi 3-0 për Seleçaon që i dha fund krizës së rezultateve që e kishte mbërthyer që pas triumfit në Copa America 2019-të.

Shtuar më 19/11/2019, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori