Brazili shumë më i shtrenjtë se Argjentina edhe pa Neymarin
Kombëtarja e Brazilit, me një vlerë tregu të llogaritur në 956.5 milionë euro, ka ekipin më të kushtueshëm të “Copa America”.

Selecao është 114 herë më e shtrenjtë se kombëtarja e Bolivisë, me një vlerë të llogaritur prej 8.35 milionë euro.

Pra, “Caraninha”, të drejtuar nga trajneri Tite, nuk janë vetëm favoritët kryesorë për titullin në shtëpi, në këtë kompeticion, por kanë në përbërje edhe lojtarët më të shtrenjtë.

I tillë është Neymar Jr (180 milionë euro), që do të mungojë për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës së djathtë në miqësoren kundër Katarit dhe është zëvendësuar nga Willian (50 milionë euro).

Edhe pa Neymar, pesë nga dhjetë lojtarët më të kushtueshëm të këtij turneu veshin fanellën e verdhë: Phillipe Coutinho (100 milionë euro), Roberto Firmino (80), Gabriel Jezus (70), Casemiro (70) dhe Alisson Becker (65). Në mungesë të yllit të PSG, listën në fjalë e udhëheq Lionel Messi (160 milionë euro).

Vlera e tregut e kombëtareve në “Copa América”

1. Brazili – 956.5 milionë euro

2. Argjentina – 667.7 milionë euro

3. Uruguajiy – 467.5 milionë euro

4. Kolumbia – 323.1 milionë euro

5. Kili – 136.4 milionë euro

6. Paraguaji – 76.5 milionë euro

7. Venezuela – 57.1 milionë euro

8. Japonia – 52.2 milionë euro

9. Peruja – 46 milionë euro

10. Ekuadori – 45.2 milionë euro

11. Katari – 17.1 milionë euro

12. Bolivia – 8.3 milionë euro

Lojtarët me vlerën më të lartë të tregut në “Copa América”

1. Messi (Argjentina) – 160 milionë euro

2. Coutinho (Brazil) – 100 milionë euro

3. Dybala (Argjentina) – 100 milionë euro

4. Firmino (Brazil) – 80 milionë euro

5. Agüero (Argjentina) – 75 milionë euro

6. Gabriel Jesús (Brazil) – 70 milionë euro

7. Casemiro (Brazil) – 70 milionë euro

8. Giménez (Uruguaji) – 70 milionë euro

9. Alisson (Brazil) – 65 milionë euro

10. James (Kolumbia) – 65 milionë euro
Shtuar më 13/06/2019, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori