Brazili tërmet "7 ballësh" ndaj Haitit (VIDEO)
Pas barazimit në ndeshjen e parë përballë Ekuadorit, Brazili është i frikshëm duke fituar 7-1 me Haitin.

Njeriu i ndeshjes pa dyshim që mund të quhet Coutinho, i cili shënoi tre gola në këtë ndeshje, 2 në pjesën e parë 14’ e 29’ dhe golin e fundit në minutat shtesë të pjesës së dytë.

Në një formë fantastike ishte edhe Renato Augusto i cili shënoi dy herë në portën e Haitit, 35’ dhe 86’.

Në fillim të pjesës së dytë shënuan edhe Gabriel Barbosa, 49’ dhe Lucas Lima 69’. Golin e nderit për kombëtaren e Haitit e shënoi Max Hilarie në minutën e 70-të.

Ndërkohë ndeshja tjetër e grupit B në Kupën e Amerikës mes Ekuadorit dhe Perusë ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2.

Shtuar më 09/06/2016, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori