Brazili thërret Kaka-në
Kaka është ftuar nga Kombëtarja e Brazilit për ndeshjet e radhës miqësore ndaj Irakut dhe Japonisë që janë programuar të luhen më 11 dhe 16 tetor

Besohet se paraqitja e jashtëzakonshme e ish Topit të Artë 2007 ndaj Millionarios ka shtyrë Mano Menezes që ai të ftojë Kakan për ndeshjet e radhës përgatitore të Brazilit që është vend organizator i Botërorit, Brazili 2014 dhe s`ka nevojë të kualifikohet.

Kaka nuk është ftuar nga Brazili që prej nëntorit të vitit 2011 për ndeshjet ndaj Gabonit dhe Egjiptit ku nuk luajti për shkak të lëndimeve. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2012, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori