Brazili zhgënjen në debutim në Kupën e Amerikës (VIDEO)
Brazili i Carlos Dungës nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Ekuadorit në sfidën e parë në Kupën e Amerikës.

Në Pasadena në mungesë edhe të shumë emrave të mëdhenj, Selecao e nisi sfidën me dyshen Coutinho-Willian në mbështetje të sulmuesit të vetëm Jonas. 5-herë kampionët e Botës nuk kishin fuqi goditëse dhe në fund u kënaqën me vetëm 1 pikë.

Pas ndeshjeve të para, grupi B kryesohet nga Peruja që falë një finalizimi të Paulo Guerreros mposhti 1-0 Haitin. Nuk prodhoi asnjë fitues as sfida e vlefshme për Grupin A të Copa America Centenario mes Kosta Ricës dhe Paraguait.
Shtuar më 05/06/2016, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori