Braziliania shpërthen në lot pasi takon Messin (VIDEO)
Leo Messi ia ka bërë ëndrrën realitet një tifozes nga Brazili.

Të shumtë nëpër botë ëndërrojnë që një ditë të takojnë idhujt e tyre dhe të bëjnë ëndrrat realitet, por të paktë janë ata që mund t’ia dalin, raporton Gazeta Express.

Në mesin e të paktëve është edhe tifozja nga Brazili, që më në fund ka bërë foto me idhullin e saj, Lionel Messin.

Ajo shfrytëzoi pranin e Leos në Brazil me Argjentinën për Kupën e Amerikës dhe arriti që ta bëjë ëndrrën realitet. Asaj nuk i besohej që më në fund ka parë nga afër yllin e Barcelonës dhe ka bërë foto me të, duke shpërthyer në lot.

"Që 10 vite, jam tifozja e saj… jam braziliane. Dhe kam mësuar gjuhën spanjolle sepse një ditë ëndërroja ta takoja Messin dhe të flas me të që kur kam qenë e vogël, jam shumë e lumtur", tha tifozja që shpërtheu në lot.
Shtuar më 17/06/2019, ora 19:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori