Brazilit nuk i mjafton Paqueta, "ngec" përballë Panamasë
Brazili ka barazuar 1-1 ndaj Panamasë në Estadio do Dragao të Portos në Portugali, një rezultat zhgënjyes duke parë yjet që kishin zbritur në fushë.

Tite e nisi me blerjen e re të Real Madrid Militao në prapavijë, Paqueta dhe Arthur që nga minuta e parë në mesfushë, si dhe dy yjet e Premier League Richarlison dhe Firmino në vend të të dëmtuarit Neymar dhe Gabriel Jesus.

Pesë herë kampionët e botës kaluan të parët në avantazh me golin e lojtarit të Milan, Paqueta në minutën e 32’.

Megjithatë, avantazhi i "Selecao-s" zgjati vetëm katër minuta pasi Machado ka barazuar rezultatin me një gol të dyshimtë për pozicion jashtë loje.

Shumë zëvendësime u bënë gjatë pjesës së dytë, por asnjë gol tjetër nuk u shënua. Një rezultat zhgënjyes për Brazilin dhe i madh për Panamanë. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori