Bregu tund rrjetën e Laçit, Skënderbeu gjen menjëherë ekuilibrat (VIDEO)

Supergoli i Bregut on Vidnews.

Po luhet në stadiumin "Laçi" takimi mes kurbinasve dhe Skënderbeut. Një takim i vlefshëm për javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Dy skuadrat kërkojnë që të vijojnë formën e treguar në takimet e para, edhe pse Skënderbeu mposhti minimalisht, 1-0 Flamurtarin.

Ndërsa Laçi humbi me të njëjtin rezultat në transfertën shkodrane ndaj Vllaznisë. Aktualisht, rezultati është 1-1. Goli mban firmën e Nwabueze për Laçin dhe Bregu për Skënderbeun.
Shtuar më 28/08/2019, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori