Mesfushori 20-vjeçar ka qenë në syrin e Barcelonës dhe PSG, ndërsa gjigantët italianë Juventus dhe Inter janë gjithashtu në garë.
Cellino zbuloi se Tonali është i prirur të qëndrojë në vendlindjen e tij, duke i dhënë një shtysë shpresave të Juve dhe Interit që mendonin ta rrëmbenin italianin pas përfundimit të sezonit.
"Deri më tani ka pasur vetëm disa telefonata, pa asgjë
përtej kësaj", tha
Cellino për Gr
Parlamento.
"Është e vështirë të flasësh për [tregun e transferimit] pas gjithçkaje që ka ndodhur, por shpresoj që djaloshi të argëtohet në fushë si më parë".
"Nuk më pëlqejnë marrëveshjet e shkëmbimit. Ne nuk jemi aq të dëshpëruar", vazhdoi ai.
Shtuar më 16/06/2020,
ora 09:02