Breshëri plumbash në makinë, vritet ish-futbollisti pranë shtëpisë së tij
Një lajm i hidhur ka goditur sërish botën e futbollit, duke qenë se Mark Batçelor është vrarë pas një sulmi me armë që i është bërë.

Ish-mesfushori afrikan, ka mbetur i vdekur në automjetin e tij, pasi është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar, të cilët kanë gjuajtur me breshëri plumbash karshi ish-futbollistit duke i sjellë vdekjen e menjëhershme.

Ish-futbollisti po udhëtonte me automjetin e tij për në drejtim të shtëpisë, kur dy persona me një motor, i kanë dalë para duke e qëlluar. Sakaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke qenë se nuk bëhet fjalë për një grabitje, por një vrasje me paramendim.

Batçelor kishte debat dhe konflikt edhe te lokali para ngjarjes, ndërkohë që autorët, pasi e kanë qëlluar janë larguar nga vendi i ngjarjes duke mos prekur asgjë për të lënë gjurmë. "Ai u sulmua nga dy persona që po ecnin me motor. Ai ishte duke u larguar nga lokali i tij, kur personat e kanë sulmuar", u shpreh zëdhënësi për shtyp i policisë.
Shtuar më 16/07/2019, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori