Briken Calja dekorohet “Qytetar Nderi”
calja123
Për kampionin e Europës në peshëngritje, Briken Calja dita e sotme ka qenë historike për të pasi është dekoruar nga Bashkia Cërrik me titullin “Qytetar Nderi”. Kryetari i Bashkisë së Cërikut, z.Altin Toska shprehu disa fjalë në ceremoninë e dekorimit të Briken Caljas.

“I dhamë sot titullin “Qytetar Nderi i Cërrikut” kampionit të peshëngritjes Briken Calja me motivacionin “Për arritje të rezultateve të larta në sportin e peshëngritjes në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përfaqësuar me dinjitet vlerat e Bashkisë Cërrik. Jemi krenarë për kampionin që ngriti lart vlerat e peshëngritjes në Bashkisë Cërrik e në Shqipëri. I urojmë atij suksese të mëtejshme në rrugën e zgjedhur!”, është urimi i kryetarit të Bashkisë Cërrik. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2018, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori