Britania e Madhe paralajmëron sulme terroriste në "Euro 2016"
Britania e Madhe ka ngritur alarmin dhe ka paralajmëruar tifozët britanikë të mos udhëtojnë për në Francë për Kampionatin Europian pasi ky vend do të preket nga sulmet e ndryshme terroriste.

Objektivi i ardhshëm për sulme terroriste mund të jetë “Euro 2016” i cili mbahet në Francë, ka thënë zyrtari nga Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe, duke i paralajmëruar tifozët që të kenë kujdes gjatë kampionatit, shkruan Independent.

Në ndihmë të autoriteteve franceze kanë ardhur edhe oficerët britanikë të cilët po luajnë një rol kyc për të parandaluar sulme të ndryshme terroriste.

Shtuar më 07/06/2016, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori