Mesfushori kroat, Marselo Brozovic ka shkruar një status në profilin e tij në Instagram duke falënderuar Walter
Zengën, ish portierin e Interit, aktualisht trajneri i Crotones, teksa shprehet se tani i takon
zikaltërve të arrijnë
Championsin.
“Bravo njeriu merimangë. Ti je vërtetë epik. Tani na përket neve, duam
Championsin”, shkruan Brozoviç në Intsagram, ndërsa postimin e shoqëron me foton e
Zengës kur luante për Interin.
Lazio ka aktualisht 3 pikë më tepër se Interi në tabelën e klasifikimit, por të dy skaudrat do të përballën mbrëmjen e 20 Majit, në javën e fundit ët Serisë A dhe një fitore e
zikaltërve, do të dërgonte ata në Champions. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2018,
ora 21:30