Brryli ndaj Chiellinit, 4 javë pezullim për Juan Jesus
Grusht i fort nga Gjykata Sportive për Saviç të Fiorentinës, i dënuar me 4 ndeshje pezullim pasi të kuqit në ndeshjen e djeshme kundër Parmës për shkak të një goditjeje që i dha një prej kundërshtarëve.

Katër javë pezullim edhe për mbrojtësin e Interit Juan Jesus. Braziliani është ndëshkuar pas provës televizive ku shihej teksa godiste me brryl Giorgio Chiellinin.
Rasti ka ndodhur në zonën e Interit ndaj sipas vendimit arbitri duhet të kishte dhënë penallti për Juventusin nëse do ta shihte momentin.

Të pezulluar për një javë janë edhe futbollistët: Conti, Halfreddson, Kovaçiç, Rodriguez (Fiorentina), Tonelli, Benalouane, Campanharo, Farias, Hetemaj, Ranocchia e Roncaglia. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori