Në pritje për të mësuar se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Sportive për Leonardo
Bonuccin,
Juventus është duke kërkuar në merkato për të gjetur zëvëndësuesin e duhur. Një prej emrave që qëndron prej kohësh në krye të listës së klubit bardhezi është
Bruno Alves.
Portugezi do të largohej me dëshirë nga Rusia duke parë që edhe trajneri Luciano Spalletti nuk e sheh si të domosdoshëm për Zenitin e tij, por klubi rus nuk kërkon ta japë në formë huazimi siç kërkon
Juventus por ta shesë totalisht kartonin e tij.
Do të tentohet edhe në javët në vijim për ti ndryshuar mendjen rusëve por duket se do të jetë e vështirë. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2012,
ora 10:30