Bruno Peres: Juventus më nervozon
Bruno Peres nuk është aq i ashpër si shoku i ekipit Radja Nainggolan, por thotë se Juventus e bën nervoz duke shtuar se kërkon t’i japë fund hegjemonisë së tyre në Serie A.

Juve nuk është aq e fortë sa në vitet e kaluara, por vazhdon të fitojë dhe ky është një problem. Ata kanë një mentalitet fitues, por tani e kemi edhe ne dhe do të bëjmë çmos për t’i dhënë fund hegjemonisë së tyre.

Juve është si Corinthians, një ekip që të nervozon. Të gjithë duan të mundin Corinthians dhe e urrejnë me shpirt ”, tha Bruno Peres.

Shtuar më 11/02/2017, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori