Bryant ishte tifoz i Milanit, kuqezinjtë merr vendim për ndeshjen kundër Torinos
Milan do të zbresë në fushë me shirit të zi në ndeshjen kundër Torinos në Coppa Italia.

"Rossonerët" do ta përkujtojë legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, tifoz i ekipit nga San Siro, i cili vdiq në një aksident me hekilopter së bashku me vajzën e tij, Gianna, raportojnë mediat italiane.

Në stadium po ashtu pritet të transmetohen disa pamje të legjendës së Lakers në një nderim emocional që do të publikohet derisa skuadrat janë duke u ngrohur para takimit.

Ndeshja Milan – Torino zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45
Shtuar më 28/01/2020, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori