Buffon afër transferimit të tij tek PSG
Pëlqej
Gianluigi Buffon tashmë po kërkon një shtëpi dhe do të kryej testet mjekësore tek Paris Saint-Germain gjatë ditëve të ardhshme.

Raportohet se portieri 40-vjeçar është vendosur të kryejë testet e tij në klinikën Pitie-Salpetriere.

Ai pastaj do të vendosë firmën në letër, pasi do të nënshkruaj një kontratë dyvjeçare me kampionët e Ligue 1.

Buffon dhe partnerja Ilaria d'Amico - prezantuese e Sky Sport Italia - vizituan një apartament në Arrondissementin e 16, fillimisht që i përkisnin familjes Laduree.

Ai është një agjent i lirë pasi kontrata e tij me Juventusin ka skaduar, por i etur për të vazhduar karrierën e tij në nivelin më të lartë. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2018, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori