Buffon arrin marrëveshjen me klubin e ri, kontratë 2-vjeçare
Pëlqej
Gianluigi Buffon pritet t’i bashkohet Paris Saint-Germainit, përkundër faktit se është duke u marrë më shumë kohë se që pritej për ta konsideruar ofertën e gjigantit francez.

Sipas Calciomercato.com, Buffon tani është i gatshëm të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me PSG-në, pas disa javësh pasigurie.

Portieri 40-vjeçar njoftoi muajin e kaluar se do të largohet nga Juventusi dhe nga ai moment u bë objektivi kryesor për portën e kampionit francez.

Megjithatë, spekulimet dukej se ishin zbehur, pas raportimeve se Buffon kishte mendime tjera derisa PSG-ja po shikonte alternativa tjera.

Por, mediumi italian shpjegon se tashmë është caktuar një takim për ta finalizuar marrëveshjen menjëherë.
Shtuar më 19/06/2018, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori