Buffon: Del Piero na ben te enderrojme Scudetton
Pëlqej
Albeu.com
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se shpreson të kthehet në fushë pas Vitit të Ri, ndërsa serinë e rezultateve pozitive të Zonjës së Vjetër ia përshkruan kapitenit Del Piero.“Me fitoret në takimet e fundit u tregua se Buffon nuk është i domosdoshëm për Juventusin. Ky është fakt. Bashkëlojtarët e mi reaguan në mënyrën më të mirë të mundshme kur e patën më vështirë”.

“Paraqitjet e Del Pieros na japin mundësinë që të ëndërrojmë për ta fituar Scudetton. Të gjithë besojmë në këtë objektiv dhe i kemi kualitetet për të garuar në atë drejtim”.

“Mendoj se do ta mposhtim Interin (në takimin pas më pak se dy javësh) për të treguar se çfarë kundërshtarë të vështirë jemi. Zikaltrit janë skuadra e cila duhet mposhtur me çdo kusht”, ka thënë portieri më i mirë në botë.

Ndërsa sa i përket kthimit të tij Buffon është shprehur: “Shpresoj të kthehem në fillim të vitit të ardhshëm”.
Shtuar më 10/11/2008, ora 22:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori