Buffon dhe Barzagli nuk do të luajnë ndaj Holandës
Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma pritet të startojë si titullar ndeshjen miqësore mes Italisë dhe Holandës.

Në fitoren 2-0 kundër Shqipërisë, Gigi Buffon shënoi ndeshjen e 1000 në karrierën e tij dhe miqësoren e së martës pritet që ta bëjë pushim.

Pasi është aktivizuar në miqësoret kundër Francës dhe Gjermanisë, tashmë 18-vjeçari ka një tjetër shans të artë për të vazhduar me paraqitjet e tij magjike. Pushim do të jetë edhe Barzagli, i cili është larguar për arsye personale./albeu.com/
Shtuar më 25/03/2017, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori