Buffon: Do t’i bëj kritikët t’i kapërdijnë fjalët e tyre
Kapiteni i Juventusit dhe Italisë, Gianluigi Buffon, është shprehur se jeton për t’i bërë kritikët që t’i hanë fjalët e tyre të rënda.

Portieri legjendar është kritikuar së fundmi pas gabimeve me përfaqësuesen dhe klubin, ndërkohë ka pasur të tillë që thonë se ka filluar të bie nga forma.

“Është argëtuese kur njerëzit duan të ta hapin funeralin dhe pastaj t’i ua dëshmon se e kanë gabim”.

“Unë jetoj për t’i bërë që t’i hanë fjalët e tyre të vrazhda”, është shprehur 38-vjeçari për Tiki Taka.

“Pensionimi? Kur të vijë koha do ta pranoj me qetësi, por tash për tash as që e mendoj”, ka thënë Gigi duke shtuar se dëshiron të jetë në Kampionatin Botëror të vitit 2018. /Albeu.com/
Shtuar më 18/10/2016, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori