Buffon dorëzohet: Neuer nuk krahasohet me një plak si une
Finalja e parakohshme Itali-Gjermani po afron, teksa në fushë do të zbresin dy portierët më të mirë në botë, Manuel Nojer dhe Gianluigi Bufon.

Portieri veteran i Italisë, ka thurur elozhe për homologun e tij gjerman, Manuel Nojer. Sipas Bufon, krahasimi mes tij dhe Nojer nuk ka vend, pasi dihet që Nojer është më i miri në botë.

“Jam shumë i emocionuar që do të përballem sërish me të. Do të ishte një ofendim ta krahasoni atë me një portier të vjetër si unë. Është thjesht e natyrshme që unë flas mirë për të. Ai e ka treguar në vitet e fundit në çdo aspekt se çfarë portieri i madh është”, – ka deklaruar Bufon.
Shtuar më 01/07/2016, ora 21:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori