"Buffon e meritoi kartonin e kuq"
Gianluigi Buffon u përjashtua pasi protestoi në mënyrë shumë të keqe në drejtim të arbitrit Michael Oliver gjatë ndeshjes se Real Madrid – Juventus

Por, arbitri në pension Moses Abebanjo thotë se Gianluigi Buffon e ka merituar të dërgohet jashtë në Ligën e Kampionëve mbrëmë.

“E falënderoi atë për trimërinë e tij. Të jem i ndershëm, është vështirë për shumë njerëz që të marrin vendime të këtilla. Ai e mori vendimin e drejtë dhe këtë e them shumë sinqerisht”, tha Abebanjo.

“Si kapiten, ju jeni përgjegjës për skuadrën e juaj jo për referimin. Të qenit kapiten nuk ju jep juve një influencë shtesë për të ndikuar në vendimin e arbitrit. Buffon kalojë kufijtë. Arbitri mori vendimin e duhur. Nëse unë do të ishte do ta bëja të njëjtën gjë”, përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2018, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori