E FUNDIT/ Dështon sërish pretenca për Shullazin dhe ushtarët e tij
Buffon e pranon: Ndonjëherë ju gaboni
Pëlqej
Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon pranon se "ndonjëherë ju gaboni", por thotë se në ato momente ishte një adrenalinë e pastër.

Kapiteni i Zonjës së Vjetër, Buffon mori karton të kuq nga gjyqtari Michael Oliver pas reagimit të zemëruar ndaj penalltisë në minutën e fundit në "Santiago Bernabeu".

"Vendimet që marrim janë një mënyrë për të definuar veten dhe për të na bërë atë që duam të bëhemi", tha Buffon.

"Ju mund të shkoni edhe larg, ndonjëherë duke gabuar. Por kjo do të thotë që jeni gjallë dhe për këtë keni ardhur në botë.

"Ishte një javë që më lejoi të përjetoja emocione të forta, adrenalin të bukur dhe të pastër.

"Unë gjithashtu për këtë jetoj", përfundoi Buffon. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 21:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori