Buffon: Ëndërroj të luaj deri 80 vjeç, gjyshi në portë me bastum
Gianlugi Bufon duket sikur nuk ka nder mend të tërhiqet kurrë nga futbolli duke mbrojtur portën.

Por edhe pse nuk po luan të gjitha ndeshjet si titullar te PSG-ja ai vijon të ta kalojë me buzëqeshje dhe humor karrierën e tij e cila është drejt mbylljes.

"Po jetoj një eksperiencë shumët të bukur, të riprogramohesh me entuziazmin që kam unë të dhuron shumë gjëra. Pas 40 vitesh jam larguar nga zona e sigurisë dhe kam vënë gjithçka në diskutim në fushë dhe në jetën time", tha ai në një intervistë për "La Stampa".

"Në moshën 41 vjeçare nuk kam hequr dorë nga ëndrrat. Por kam nevojë për entuziazëm, vitin e kaluar mendova të lija futbollin dhe kjo krijoi negativitet në jetën time. Kjo është arsyeja pse në mendjen time ëndërroj që të qëndroj në fushë deri në moshën 80-vjeçare, gjyshi në portë me bastun dhe me fanellën numër 1. Por njëkohësisht ëndërroj që gjithçka mund të përfundojë nesër. Nuk i vë limite vetes, e di që në fund fatura do të mbërrijë gjithsesi", deklaroi Bufon.

Shtuar më 12/02/2019, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori