Buffon flet per tërheqjen nga futbolli
Portieri legjendar i Juventusit ka folur sot për ditën e fundit të tij në futboll.

Gardiani i portës juventine dhe italiane ka deklaruar se nuk do të tërhiqet para botërorit.

“Kjo nuk ishte mundësia ime e fundit për të fituar Ligën e Kampionëve. Do ta provojmë pësëri sezonin që vjen. Fakti që humbëm në finale 1-4 nuk do të thotë se jemi të dobët. Ne ishim kundërshtarët më të vështirë për Realin. Të tjerët do kishin humbur më shumë. “ tha Buffon per finalen e mbrëmshme.

“Tërhiqem? Nuk e kam menduar. Jam afër fundit por jo këtë vit. Do pres botërorin dhe pastaj do dorëhiqem.” përfudnoi Buffon. /albeu.com /

Shtuar më 04/06/2017, ora 22:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori