Buffon, harro gabimin
Ish-legjenda e Italisë dhe Juventus, njëkohësisht Kampioni i Botës në Spanjë 1982 Dino Zoff, ka kërkuar nga Gianluigi Buffon që ta harrojë gabimin e bërë në ndeshjen ndaj Lecces të mërkurën, në një kohë kur kampionati po hyn në fazën e tij më delikate.

" Janë gjëra që mund të ndodhin. Nuk do të kisha bërë dramë nga kjo. Mendoj se Buffon tashmë e ka bërë panik, por ai duhet ta harrojë atë nëse nuk e ka bërë deri tani. Ishte vetëm një gabim të cilin mund ta kuptojmë. Të gjithë në futboll dhe në çdo profesion bëjnë gabime. Këto mund t`i ndodhin një portieri, por është serioze pasi mund të vendoset titulli", është shprehur Dino Zoff. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2012, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori