Buffon: Isha afer kalimit ne Milano
Pëlqej
Albeu.com
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se ai është shumë i lidhur me Zonjën e vjetër dhe zbulon se në vitin 2006 për pak sa nuk e veshi fanellën e Milanit.“Jam shumë i lidhur me klubin. Kur vendosa të mbetem pas zbritjes një ligë më poshtë u ndjeva pjesë e projektit. Udhëheqësia e re shpesh bisedon me ne lojtarët, veçanërisht me më të vjetrin. Dhe kjo është ndryshe krahasuar me të kaluarën”, ka thënë Buffon.

“Kurrë nuk do të mund të luaj për ndonjë ekip tjetër në Itali, përveç për Genoan, tifoz i flaktë i të cilën jam”, ka shtuar njëshi i Italisë.

Drejtuesit e Juventusit kishin menduar për shitje të portierit pas fundit të Kupës Botërore 2006, dhe Buffon pohon se ai ka qenë shumë afër të kalojë në Milan.

“Mund ta konfirmoj atë. E di se kurrë askush nuk do të mendonte për diçka të tillë, nëse Juventus mbetej në Serie A”, ka shtuar Buffon, i cili këtë vit beson në triumf Ligën e Kampionëve.
Shtuar më 18/11/2008, ora 03:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori