Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Buffon: Ja kur do t'i varë 'këpucët në gozhdë'
Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga futbolli, madje ai ka rrëfyer se ka një objektiv të qartë. Gardiani i portës së Juventusit dëshiron të jetë në Botërorin e vitit 2018.

“Luaj Botërorin në Rusi dhe më pas tërhiqem”,-kështu ka thënë portieri i Kombëtares italiane të futbollit Bufon.

Deklarata e portierit të Juventusit u bë gjatë kohës kur atij iu dorëzua çmimi ‘Gianni Brera’ në Milano. Bufon foli edhe për formën aktuale të bardhezinjve në kampionat, duke vlerësuar lojën në grup.

"Nuk mendoj se titulli do të jetë një garë mes dy skuadrash. Po kalojmë një moment të jashtëzakonshëm sepse 11 fitore radhazi tregojnë që jemi në maksimumin e formës psikofizike. Duhet të vazhdojmë me këto ritme dhe të mos ndalemi", u shpreh portieri italian. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2016, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori