Buffon jep lamtumirën pas 17 vitesh tek Juventus
Pëlqej
Një lamtumirë emocionuese ka ardhur sot nga Gianluigi Buffon ku në një konferencë të klubit ka zyrtarizuar largimin e tij nga Juventusi.

Tërheqja nga futbolli e Gianluigi Buffon në përfundim të këtij sezoni ka qënë e paralajmëruar.

Buffon ka thënë se është i lumtur për çdo ditë të kaluar me fanellën e skuadrës italiane duke falenderuar skuadrën për gjithçka që ka bërë për të.

Dita e shtunë është ndeshja e lamtumirës për gardianin e portës Juventine që do të luhet kundër Veronës.

I pyetur se si do ja bëjë pa futbollin Buffon është përgjigjur kështu: "Pasi të mbaroj kampionati do reflektoj 2-3 ditë kur të jem më i qetë se çfarë do bëj në të ardhmen. Falenderoj shoqërinë dhe familjen Juventus ku në këto vite kemi përjetuar me mijëra emocione.Të shtunën kam një ndeshje për të luajtur me Veronën. Kjo është ajo që dua të bëj njëherë” /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori