Buffon luan një ndeshje të veçantë ndaj Shqipërisë
Ndeshja me Shqipërinë do të jetë mjaft e veçantë për kapitenin e Italisë, Gianluigi Buffon. Gardiani i kombëtares "axurre" në Palermo do të luajë ndeshjen e 1000-të në karrierën e tij, si Paolo Maldini.

Më 19 nëntor 1995, gjatë ndeshjes Parma-Milan, Buffon luajti ndeshjen e parë. Pas 22 vitesh, ai do të mbahet mend si një ndër portierët më të mirë të historisë së futbollit.

Me fanellën axurre, Buffon ka më shumë paraqitje nga të gjithë (167 ndeshje), ndërsa në Seria A regjistron 614 ndeshje. Ndeshja Itali-Shqipëri, e 1000-ta për të në karrierë./albeu.com/


Shtuar më 21/03/2017, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori