Buffon: Më vjen keq për Interin dhe Napolin
buffon00
Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Buffon, e pranon se i vjen keq që Inter dhe Napoli janë eliminuar nga Champions League.

Serie A do të ketë vetëm Juventusin dhe Romën në 16 më të mirat, pasi Inter dhe Napoli u eliminuan të martën.

“Më vjen keq për të dyja skuadrat”, tha fillimisht Buffon.

“Më shumë për Napolin se kishte një paraqitje të bukur dhe ishin të parët në grupin tonë, ndërsa Interi vetëm duhej të mposhte PSV, sepse ndoshta do të kisha më shumë shanse të kthehesha në Itali për ndonjë ndeshje në Champions, nëse Inter dhe Napoli do të kalonin tutje”.

“Kjo për shkak se të dyja do të kishin përfunduar të dytët në grupet e tyre, ndërsa ne dolëm të parët”.

“Një hap prapa për futbollin tonë? Jo, por është zhgënjyese”, përfundoi Buffon.
Shtuar më 12/12/2018, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori