Buffon: Na mungojnë "çmenduritë" e Cassanos
Kapiteni i Italisë, Ganluigi Buffon ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të grumbullimit të axurrëve në Komerciano. Portieri i Juventusit ka folur për mungesat e Cassanos dhe Rossit duke thënë: " Na mungojnë shumë si Rossi ashtu edhe Cassano. Me talentin dhe personalitetin e tyre do rikthehen dhe do na japin një dorë në Euro 2012", tha Buffon.

Për sulmuesin e Milanit, që vetëm para 4 ditësh u operua në zemër, portieri i Italisë tha: " Në planin karakterial Antonio është i pazëvëndësueshëm. I pëlqen të lerë gjurmë edhe jashtë fushe. Na mungojnë shakatë dhe çmenduria e tij në dhomat e zhveshjes", deklaroi Gigi Buffon.

Por kapiteni axurr mendon dhe shpreson se Balotelli do bëjë të mos ndjehen në fushën e lojës dy mungesat e Italisë për dy miqësoret e nëntorit. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori