Buffon nostalgjik: Ronaldo braziliani ishte perfekt
Pëlqej
Gianluigi Buffon ka dhënë një intervistë të gjatë për Marcan, ku ka folur për shumë tema.

Njëra ndër to ishte edhe për sulmuesin më të mirë që ka luajtur përballë.

Buffon e ka lavdëruar Ronaldon, duke thënë se ai ishte më i rrezikshmi. Sulmuesi kishte bërë karrierë te Interi dhe Milani në Serie A.

“Sulmuesi që të sillte të gjitha telashet e mundshme ishte Ronaldo, braziliani”.

“Ai ka qenë lojtar perfekt, kishte fuqi, shpejtësi, intuitë teknike dhe shkathtësi”.

“Ai të linte me gojëhapur. Ishte si të ishte i krijuar në laborator”, ka thënë Buffon. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 22:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori