Buffon nuk del në pension, mund të transferohet tek Liverpool
Pëlqej
Sipas kanalit sportiv italian Premium-Sport, Buffon mund të mos pensionohet edhe për një sezon.

Ka gjasa që Buffon të vazhdojë karrierën e tij por jo tek "Zonja e Vjetër" por në Premier League, tek gjigantët e Liverpool.

Sipas Premium-Sport, Buffon është i tunduar të vazhdojë ende karrierën e tij, për ta mbyllur tek Liverpool-i por asgjë nuk është thënë nga goja e gardianit të portës juventine.

40-vjeçari pritet të thyejë heshtjen sot, ku në një deklaratë për shtyp ai do të vendos për të ardhmen e tij. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori