Buffon, përjetë juventin
Më në fund ka ardhur rinovimi i kontratës së Buffon me skuadrën e Juventusit që do ta lidhë atë me bardhezinjtë deri në vitin 2016. Kështu kapiteni i "Zonjës së Vjetër" do të mbajë veshur këtë fanellë deri në moshen 38 vjeçare.

Sipas të përditshmes "TuttoSport", thuhet se është arritur marrvëshja ndërsa nënshkrimi i portierit do të vijë menjëherë pas ndeshjes me Chelsean në Champions League.

Gigi Buffon do të përfitojë 3.5 milion euro në sezon ndërsa në rast fitore të trofeve me bardhezinjtë rroga së bashku me bonuset shkojnë deri në 8 milion e euro. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2012, ora 19:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori