E FUNDIT/ Aksident në Korçë, plagosen rëndë 4 persona
Buffon pranon kushtet e Juventusit, gati rikthimi
Ditët e fundit, ka qarkulluar lajmi i bujshëm se Gianluigi Buffon do të kthehet te Juventusi.

Portieri u largua para një viti për të provuar një eksperiencë në kampionatin francez teksa u aktivizua me skuadrën e PSG.

Megjithatë, portieri dhe klubi francez u ndanë në fundin e sezonit dhe 41-vjeçari u shpreh se nuk e kishte në mendje të tërhiqej.

Në këtë formë, ofertat për legjendën e portës nuk munguan, por duket se Bufon është tërhequr nga ideja për t’i dhënë lamtumirën futbollit me fanellën e klubit të zemrës.

Kështu, Bufon ka vendosur të kthehet te Juventusi, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat italiane, portieri ka pranuar edhe disa kushte të vendosura nga klubi bardhezi. E para lidhet me rrogën, teksa Bufon do të përfitojë 2.5 milionë euro, ndërsa mund të ketë përfitim më të madh në varësi të prezencave.

Sakaq, Xhixhi ka pranuar kushtin për të qenë zëvendësuesi i Sheznit, ndërkohë që do të luajë disa ndeshje edhe në Ligën e Kampionëve, por pas fazës së grupeve portieri polak do të jetë padiskutim numri një. Ndërkaq, Buffon do të luajë në Kupën e Italisë dhe disa ndeshje në Serinë A, ku do të ketë mundësinë për të kaluar numrin e takimeve të zhvilluara nga një legjende si Paolo Maldini, i cili ka koleksionuar 647 paraqitje. Buffon ka vetëm 7 prezenca më pak.
Shtuar më 27/06/2019, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori