Buffon reagon pas paralajmërimeve të trajnerit të PSG
Buffon nuk ka bërë një paraqitje shumë të kënaqshme me klubin e PSG dhe ditën e djeshme trajneri i kësaj skuadre, Thomas Tuchel ka paralajmëruar portierin duke thënë se asnjë nga portierët nuk e ka vendin të sigurt.

Megjithatë, me gjithë modestinë që e karakterizon, Bufon e ka pranuar sfidën.

“ Në 24 vite karrierë askush nuk më ka dhuruar asgjë. Kam qenë gjithmonë titullar sepse kam punuar shumë dhe sepse e kam merituar. Erdha te PSG se isha i bindur se e meritoj ende fanellën e titullarit”, ishin fjalët e Bufon. /albeu.com/
Shtuar më 30/07/2018, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori