Buffon: Refuzova Manchester United dhe Manchester Cityn
Pasi kaloi jo pak por 17 vite të arta te skuadra e Juventusin portieri Italian tashmë po shijon aktivizimin në Ligue 1 edhe pse ofertat për në Premier League nuk munguan, shkruan Albeu.com

41-vjeçari italian, Gianluigi Buffon, ka zbuluar se si në të kaluarën, por edhe verën e vitit 2018, Manchester Unitedi e Manchester City ishin interesuar për të.

Por, veterani i kishte qëndruar besnik "Zonjës së Vjetër", deri vitin e kaluar, kur e pa të arsyeshme se Juventusi ka nevojë për një portier të ri për të ecur përpara.

"Hera e parë ka qenë kur isha te Parma dhe Alex Ferguson më kërkoi që të luaja për United. Kjo gjë ndodhi për 2-3 vite me radhë dhe gjithnjë Ferguson dërgonte njerëz që kontaktonin me mua", tha Buffon.

"Më pas më ka kërkuar skuadra e Manchester City. Fillimisht në momentin kur nisën të ndërtonin një ekip të madh. Gjithsesi, unë vendosa të qëndroj te Juventusi".

"Edhe vitin e kaluar patëm një kontakt, por vendosa të jem më pranë Italisë dhe tani luaj me PSG-në, një tjetër ekip i madh", u shpreh mes tjerash Buffon, që ka bërë 19 paraqitje këtë edicion për Parisin. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori