Buffon te Porto për të zëvendësuar Casillasin
Legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon mund të bëjë një lëvizje interesante pasi që nuk vazhdoi kontratën me PSG.

Veterani italian është duke u përmendur se mund ta zëvendësoj Casillasin te Porto, pasi spanjolli po vuan problemet shëndetësore.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Porto është duke mbajtur kontaktet me futbollistin e lirë pasi Paris Saint-Germain nuk e ka vazhduar kontratën e tij.

Ikona 41 vjeçare italiane bëri 25 paraqitje në të gjitha garat për anën franceze.
Shtuar më 13/06/2019, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori