Buffon thumbon Ronaldon: Messi më i miri në botë
buffon00
Portieri i skuadrës së Paris Saint Germain, Gianluiggi Buffon tha se dy janë skuadrat favoritë për të fituar në champions, Barcelona dhe Juventus. Ndër të tjera ai thumboi Cristiano Ronaldon dhe tha se Messi është më i miri në botë.

“Ju nuk mund të mos llogarisni Barcelonën, e cila ka lojtarë të shkëlqyer, pa harruar më të mirin në botë, Leo Messin. Pastaj vjen Juventusi. Vitet e fundit e kanë konsoliduar skuadrën bardhezi në Champions, ndërsa tani, me shkuarjen e Ronaldos, është gati për sprintin e madh final”, tha Buffon. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2018, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori