Buffon zgjedh njërin mes Ronaldos dhe Messit
Pëlqej
Kapiteni i Italisë, Gianluigi Buffon e sheh Cristiano Ronaldon si një vrastar në goditjet e penalltive, ndërsa Leo Messi është më i kompletuar.

Debati i vjetër mbi atë se kush është lojtari më i mirë në botë vazhdon dhe Buffon u pyet se çfarë mendonte për dy lojtarët m♪7 të mirë në botë, para miqësore së nesërme kundër Argjentinës.

Ai do të luaj ndaj CR7 muajin e ardhshëm në çerekfinale të UEFA Champions Leagues, mes Juventusit dhe Real Madridit.

"Ata janë dy lojtarë krejtësisht të ndryshëm," tha Buffon në konferencën e tij për shtyp.

"Messi është më i kompletuar, ka më shumë cilësi teknike dhe një vizion të lojës që është më i denjë.

"Cristiano Ronaldo, ndoshta për shkak se është pak më i vjetër, është bërë një vrasës në goditjet e penalltive. Krahasuar me atë se si ishte më parë, Ronaldo ruan më shumë energjinë e tij, kështu që ai nuk shkon më në krah, por me një top në zonë ai mund të shënojë një gol", përfundoi legjenda italiane. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2018, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori