Buffon zyrtarizon Szczesny-in, lajmëron tërheqjen nga futbolli
Portieri i Juventus, Gianluigi Buffon e ka pranuar se pas një viti mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Ikona e portës italiane dhe Juventus mbështet zgjedhjen e klubit bardhezi për të marrë Wojciech Szczesny si zëvendësuesin e tij, ashtu sikurse mbështet edhe zgjedhjen e Donnarumma si pasardhësin e tij në kombëtare.

“Është e drejtë që Juventusi ka marrë një portier të tillë si Szczesny, ashtu sikurse mbështes edhe zgjedhjen e Donnarumma si të ardhmen e kombëtares italiane. Ata e kanë merituar të jenë në këto pozita.

Një trajner që bën zgjedhjen e skuadrës duhet të mendojë edhe për të ardhmen. Për mua është një privilegj, pasi e di që nëse duhet të ruaj këto nivele duhet të pedaloj fort. Ditën që do të vendos të mos pedaloj më do të qëndroj në shtëpi, por fundi është afër. Ky do të jetë sezoni i fundit dhe dua ta mbyll si protagonist", u shpreh Buffon.

Buffon pas Botërorit “Rusi 2018” mund të tërhiqet përfundimisht nga futbolli. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2017, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori