Bulku: Nesër do të fitojmë patjetër
Trajneri i Shqipërisë, Ervin Bulku, ka folur para ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë nesër në mbrëmje kundër Andorrës, e vlefshme për javën e dytë të Grupit H të eliminatroeve për Euro 2020-të.

"Ndeshja e nesërme? Mua më është ngarkuar një përgjegjësi e madhe. Detyra ime është ta fitojë këtë ndeshje, bashkë me çunat, sepse ata bëjnë punë më të madhe në fushë", ka thënë Bulku.

"Kthim në Andorrë pas 17 vitesh? Ndryshimi i vetëm është se këtë ndeshje do ta fitojmë patjetër dhe nuk besoj se do të përsëritet rezultati i asaj kohe (Shqipëria humbi 2-0 në miqësore)".
"Gjendja e Balës dhe Sadikut? Do të shohim pas stërvitjes së fundit nëse do të jenë gati dhe nëse do të mund të luajnë të dy bashkë. Gjendja psikologjike? Jemi munduar ta harrojmë sa më shpejt humbjen e pësuar kundër Turqisë dhe gjendja është shumë e mirë".

"Çfarë mund të bëjnë këta lojtarë? Këta janë 70% të lojtarëve që lumturuan shqiptarët në Francë dhe po këta lojtarë do të kërkojnë të marrin një fitore nesër. Kam bindjen se do të fitojmë", ka përfunduar trajneri i ri i Shqipërisë. /albeu.com/



Shtuar më 24/03/2019, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori