Bundesliga – Zhvillohen ndeshjet e javës së parë
Albeu.com
Në gjashtë ndeshjet e së shtunës të cilat u zhvilluan në kuadër të javës së parë të Bundesligës, "milionerët" mundën Bayer Leverkuzenin me rezultatin 3:2. Borusia Dortmund me fitore e ka hapur sezonin e ri të Bundesligës. Këta me rezultatin 3:2 në Leverkuzen mundën farmaceutët. "Milionerët" që në minutën e katër të kësaj përballje përmes Valdez kaluan në avantazh, ndërsa Helmes arriti të barazojë me rezultatin në 1:1 dhe më pas çdo gjë shkoi në të mirë të Borusisë së Dortmundit. Në minutën e 36 të ndeshjes ishte rezulati ishte 1:2 kurse autor i golit ishte Kringe, ndërsa në pjesën e dytë mysafirët shënuan edhe një gol, kësaj radhe autor i golit ishte Subotic me ç’rast rezultati u shndëruuar në 1:3. Rezultati përfundimtar 2:3 në të mirë të milionerëve, e vendosi Kisling në minutën e 83 të kësaj përballje.

Ekipi debutues në elitën e futbollit gjerman Hofenhajmi, në të madhe ka befasuar futbolldashësit e këtij vendi. Këta në terren mysafir me rezultatin 3:0 e mundën Enerxhi Kotbus për të cilët luajtën Skela dhe Mitrevski. Të dielën eksluzivisht në Alsat mund të ndiqni përballjen Borusija Menheglladbah dhe Shtutgardi.

Bayern M 2:2 Hamburg
Arminia 2 - 2 Verder
Bayer L 2 - 3 Borussia D
Energie 0 - 3 Hoffenheim
Karlsruhe 1 - 0 Bochum
Schalke 3 - 0 Hannover
Ëolfsburg 2 - 1 Keln
Bor.M – Shtutgart
Aintraht - Herta
Shtuar më 17/08/2008, ora 04:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori