Bundesliga, Dortmundi rikthehet te fitorja (VIDEO)
Borussia Dortmund ka fituar ndeshjen e parë në Bundesligën gjermane, pas 5 ndeshjesh pa fitore, falë një dygolëshi të shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang, në fitoren 2-1 të arritur ndaj Eintracht Braunschweig.

Sulmuesi nga Gaboni shënoi pas rreth gjysmë ore golin e avantazhit, i cili u barazpeshua me fillimin e pjesës së dytë, kur Benjamin Kessel barazoi për vendasit, por ishte sërish Aubameyang në të 65-tën që i siguron 3 pikët e para për Jurgen Klopp, që prej muajit Nëntor.

Dështimi për të shënuar golin e tretë dhe të sigurisë, i vuri ata në vështirësi dhe për pak sa nuk u ndëshkuan, po të mos ishte për Roman Weidenfeller, i cili arriti të zotëronte topin e goditur me kokë nga Ermin Bicakcic në minutën e fundit.

Te Dortmundi u rikthye qendërmbrojtësi kryesor i ekipit, Mats Hummels, i cili zhvilloi ndeshjen e parë pas 2 muajsh, por e nisi disi ters, pasi me të hyrë në lojë humbi një top dhe Hochscheidt për pak sa nuk shënoi. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2014, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori